Drita e ka fituar edhe përballjen e dytë gjysmëfinale ndaj New Basketit.
Gjilanasit madje kanë arritur fitore të thellë ndaj New Basketit 152-86.
Hadis Durguti me 33 pikë e Jarvis Walker me 30 tjera, spikatën te Drita sot.
Me këtë fitore, Drita siguron finalen e madhe dhe do ta kërkojë Superligën në duelet finale me Proton Cable Prizrenin.
Ekipi prizrenas ka avantazhin e terrenit vendas, pasi e ka mbyllur sezonin e rregullt si lider i renditjes tabelare. /AsistiOnline.com/



