Under Header

spot_img

KBF Bashkimi fiton finalen e katërt te femrat, ankesa të mëdha në organizim të ndeshjes

spot_img

KBF Bashkimi e ka fituar finalen e katërt në play off të Superligës së Femrave.

Vashat prizrenase fituan ndeshjen ndaj atyre pejane me rezultat final 75:72.

Sipas njoftimit të FBK-së, ndeshja nga fillimi deri në fund ka qenë shumë interesante dhe e baraspeshuar, por me rikthime në rezultat, derisa përfundoi me fitoren e prizrenaseve.

Waggoner Dontavia kishte 24 pikë e nëntë kërcime për vendaset, derisa Alexis Mead shtoi 25 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime, ndërsa te mysafiret u dalluan Adrienne Godbold me 18 pikë e gjashtë kërcime dhe Arbnore Përquku me 18 pikë e katër asistime.

Megjithatë siç mëson AsistiOnline.com, kjo ndeshje nuk ka kaluar pa telashe madje prej të mëdhave. Ekipi mysafir pas ndeshjes është ankuar me reagim zyrtar, duke pretendentuar se ekipi i tyre u prit dhunshëm në Prizren, aq larg saqë u fye në baza nacionale, sulmua dhe kërcënua fizikisht kryetrajneri i ekipit Muhamed Thaçi dhe i gjithë ekipi pejan.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet në Pejë, derisa skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme