Peja ka arritur në gjysmëfinale të play off-it të Superligës së Kosovës.
Ekipi verdhezi ka arritur fitore në duelin vendimtar ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 70-82.
Ekipi nga Peja e dominoi thuajse tërësisht këtë duel, duke e nisur pjesën e parë me diferencë të konsiderueshme 34-55 dhe këtu u bë dallimi kryesor.
Golden Eagle Ylli tentoi rikthimin në pjesën e dytë, duke fituar dy periodat e fundit (18-14, 18-13), por që nuk mjaftuan dhe kësisoj e humbi ndeshjen.
Daquan Bracey me 23 pikë e Cecil Williams me 23 të tjera, u dalluan te Peja në këtë fitore të madhe sonte.
Derisa te Golden Eagle Ylli s’mjaftoi Scott Bamforth me 29 pikë.
Peja me këtë fitore dhe seri të përgjithshme 1-2 ndaj Yllit, arrin në gjysmëfinalen e madhe atje ku do të ndeshet me Trepçën, derisa Golden Eagle Ylli e mbyll këtë edicion. /AsistiOnline.com/



