Ish trajneri i Sigal Prishtinës Ahmet Kandemir po e drejton me shumë sukses skuadrën e madhe turke Karshijaka.
Që nga emërimi i i tij në krye të ekipit nga Izmiri, Karshijaka ka radhitur 4 fitore nga 5 ndeshje të luajtura.
Kandemir mori drejtimin e ekipit në pozitë të vështirë, por tash ka shpresa të mëdha për të mbijetuar dhe për të kaluar rrezikun që Karshijakës iu është kanosur nga fillimi i sezonit.
Kandemir me Karshijakën deri tani kanë mposhtur Mersinin, Buyukçekmeçen, Bahçesehirin dhe sot mposhtën Esenler Eroksporin 68-67, derisa kanë pësuar vetëm nga Beshiktashi.
Dy amerikanët Cameron Young me 17 pikë e Charles Manning Jr. me 15 pikë tjera u dalluan te Karshijaka në këtë fitore të vështirë por dhe shumë të vlefshme. /AsistiOnline.com/



