Under Header

spot_img

ANALIZA NGA AGON FEHMIU (2) : TË JESH APO TË MOS JESH NË FINALE?

Kushdo që i bashkohet Trepçës në finale e ka merituar plotësisht.

spot_img

Bashkimi – Bora rezultati është baras, 2:2 në seri e cila erdhi ne aktin final.
Kushdo që i bashkohet Trepçës në finale sonte, qoftë Bashkimi apo Bora, cila do skuadër e cila e vazhdon sonte rrugëtimin, e ka meritua, plotësisht.
Nënkampioni aktual Bashkimi synon finalen e dytë rresht dhe të pestën në histori të basketbollit tonë të pavarur nga viti 1991/92 kurse Bora t’ja bëjë sefte dhe ta vazhdoj sensacionin të cilin e përgatiti në ktë edicion

Bora e fitoi ndeshjen e katërt me përmirësimin enorm të
• efikasitetit nga loja sidomos për dy pikë, nga 51% (ndeshja e tretë) në 75 % (ndeshja e katërt),
• shënimet në brendi të trapezit, nga 20 në ndeshjen e tretë duke shënuar 40 pikë në ndeshjen e katërt
• Shënimet nga “rastet e dyta” pasi në ndeshjen e tretë pati ZERO pikë dhe çdo humbje e gjuajtjes faktikisht ishte edhe fund i aksionit kurse në duelin e katërt realizoi 14 pikë nga rastet e dyta

Një faktor ku Bora vazhdoi dominimin ndaj Bashkimit është kontributi i rezervistëve dhe kjo është kryesisht fal Tyler Cheese që është lojatri kryesor i Borës por i cili gjithmonë starton nga banka rezervë.
Në ndeshjen e katërt, Cheese përsëri u ngrit nga banka rezerv për të qenë lider me 27 pikë e 8 kërcime kurse nga ana tjetër , rezervisti më i mirë i Bashkimit, Jaylen Riley kontribuoi me 17 pikë dhe të tjerët patën kontribut të dobët
Pra, kontributi i bankës është pa dyshim një aset i madh që i ka ndihmuar Borës t’i fitoj këto ndeshje

Sa i përket organizimit të lojës Bora pati 18 asistime ku më shumë se gjysmën e tyre i bëri Hunter (10) kurse Bashkimi kësaj here dominoj duke shpërndar 21 asistime por nuk i konvertoj nga loja pasi pati efikasitet të dobët për dy dhe tri pikë dhe kryesisht ishin gjuajtje të lira

Pikë e dobët e Borës si zakonisht mbeten topat e humbur, Bora (19) – Bashkimi (12)

Normalisht kjo do t’i kushtonte Borës me disfatë por e kompensoi me përqindje shumë të lartë nga loja dhe efikasitet e ritëm të shpejtë

Pikë e fuqishme e Bashkimit mbeten pikët nga kundërsulmet ku portokallinjt shënuan 28 pikë përkundër Borës e cila realizoj vetëm 10 dhe kjo tregon se Bashkimi dominon kur luhet lojë e hapur dhe e shpejtë kurse Bora dominon kur luhget në gjysmëfushë dhe lojë e organizuar me aksione për pozita të hapura

SI FITOI BORA?
• Start fenomenal në çerekun e parë (28:10)
• Efikasitet i jashtëzakonshëm për dy pikë (75%)
• Kontereibut fenomenal nga banka (Tyler Cheese)
• Finalizim më i mirë në lojën shtesë (qetësi dhe vendime të mira)
• Bora fitoi sepse ishte më efikase dhe më e përqëndruar në gjuajtje nga loja pasi vëllimi ishte te Bashkimi

PSE HUMBI BASHKIMI?
Fillim katastrofal
Efikasitet shumë i dobët nga loja (43%)
Nuk e shfrytëzoi avantazhin e topave të humbur
U detyrua të ndjekë rezultatin gjatë tërë ndeshjes që shkaktoi lodhje
Mungoi kontributi nga banka rezervë
Megjithatë, kthimi nga -18 për ta dërguar ndeshjen në vazhdime gtregon karakter luftarak dhe superioritet strukturor

KONTRIBUTI INDIVIDUAL
BORA
Cheese ishte MVP i ndeshjes (27p, 8 krc)
Hunter ishte truri me dopuble double (18p, 10ast)
Rron Ukaj ishte x-faktor (xhokeri) i skuadrës në ktë ndeshje (18p, 6 krc) me efikasitet fenomenal për treshe (4/6) dhe betejë të madhe nën kosha duke e ndal edhe Zeqirin, Ëootenin dhe Lake

BASHKIMI
Shorter edhe një herë ishte super i disponuar (30 p, 5 krc, 5ast) kurse Anderson dhe Riley ishin solid. Mungoj kontributi dhe efikasiteti i tjerëve

ÇFARË NA TREGON KJO PËR NDESHJEN E PESTË?
Nëse loja shkon me ritëm të shpejtë avantazh ka Bashkimi në të kundërtën, ngadalësimi i ritmit, loja pozicionale në gjysmëfushe dhe organizuar mirë i shkonë përshtati Borës

Për fitore në ndeshjen e pestë skuadrave ju duhet
Bashkimi:
të shmangë fillimin e dobët dhe ndjekjen e rezultatit (kritike)
të rrisë efikasiotetin në mbi 48%
të vazhdojë shënimin e pikëve nga kundërsulmet sikurse në ndeshjen e katërt (28 pikë)
Bora:
të ulë gabimet dhe tpoat e humbur (19 është shumë)
të ruajë efikasitetin në brendi të trapzeit dhe për dy pikë në përgjithësi
të mbështetet sërish nga kontributi i bankës rezervë

Në ndeshjen e pestë nëse Bashkimi imponon ritmin e lartë është favorit i qartë në të kundërtën
nëse Bora vendos lojën në gjysmëfushe, pozicionohet dhe e qarkullon tpoin duke e futur në brendi, sidomos tash pasi mungon Ëooten duke ngarkuar Zeqirin e Lakeun me gabime personale, do të jetë shumë e rrezikshme

Parashikimi im është Bashkimi 53% – Bora 47%

Të jesh apo të mos jesh në finale, kjo është dilema e madhe

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme