Trepça dhe Bashkimi sonte luajnë ndeshjen e dytë të serisë finale ne basketbollin kosovar.
Në duelin e parë lojtarët më të dalluar te Trepça ishin:
Kenny Hasbrouck me 22 pikë, 5 asiste e 4 kërcime dhe indeks +26.
Mustapha Amzil me double-double 21 pikë, 14 kërcime e 3 asiste.
Dardan Kapiti me 16 pikë, 6 kërcime e 3 asiste.
Shawn Jones kishte 11 pikë.
Te Bashkimi ishin dalluar:
Shanon Shorter me 27 pikë.
Ike Nwamu me 17 pikë, 3 asiste e 3 kërcime.
Lejson Zeqiri me 12 pikë, 3 asiste e 2 kërcime.
Kyan Anderson kishte 9 pikë.
Ndeshja e dytë që luhet sonte nis nga ora 19:30. /AsistiOnline.com/



