Basketboll

PEJA PËSON HUMBJEN E PARË NË LIGËN BALLKANIKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e KB Pejës e ka pësuar sonte disfatën e parë në Ligën Ballkanike.

Pejanët janë mposhtur në “Karagaç” nga skuadra bullgare e Academic Bultexit me rezultatin final 87-98.

Peja ishte rivale e denjë për skuadrën bullgare vetëm në pjesën e parë që përfundoi 43-52, por në pjesën e dytë lojtarët e Academic Bultexit shpërthyen me gjuajtjet e tyre nga distanca duke e bërë të pamundur rezultatin pozitiv për pejanët sonte dhe në fund realizuan fitore të merituar.

Në humbjen e Pejës sonte spikatën, Henrik Sirko me 29 pikë e Drilon Hajrizi me 25 sosh.

Tek Academic Bultexi në fitore u dalluan, Shakir Smith me 31 pikë e Vasil Bachev me 23 pikë.

Kjo është humbja e parë për Pejën, sivjet në Ligën Ballkanike karshi dy fitoreve. Përderisa, Bultexi tash ka tre fitore, nga po aq ndeshje të luajtura.

Komentet janë të mbyllura.