BASHKIMI FITON DERBIN NDAJ PRISHTINËS, NË SUPERLIGËN E FEMRAVE
Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit e ka mposhtur Prishtinën, ndeshje kjo derbi në xhiron e 7-të në Superligën e Femrave.
Vashat prizrenase kanë triumfuar, si vendase ndaj vashave nga kryeqyteti me rezultat shumë të ngushtë 74-70.
Ishib vashat e Bashkimit, pikërisht ato që e kontrolluan shumicën e ndeshjees(25-21, 24-21, 19-10), përpos çerekut të tretë të cilin e humbën thellë(6-18), por që në fund arritën ta fitonin ndeshjen edhe pse me vështirësi.
Lojtaret më të dalluara në fitoren e Bashkimit sonte ishin, Saranda Daci me 20 pikë, Arbnore Përquku me 19 pikë, Aisha Balarabe me 18 pikë e Khadija Brown me 12 pikë.
Tek Prishtina u dalluan, Marigona Rushiti me 18 pikë e Enxhi Xhanaj me 17 pikë.
Kjo është fitorja e dytë e Bashkimit sivjet ndaj Prishtinës, që tash e blindon pozitën e parë në tabelë.
Komentet janë të mbyllura.