Basketboll

PRIZRENI ARRIN FITOREN E DYTË SEZONALE NDAJ NIKLIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e xhiros së 12-të në Superligën e Basketbollit të Kosovës, ndërmjet Feronikelit e Ponte Prizrenit.

Mysafirët nga Prizreni, kanë arritur fitore të rëndësishme ndaj Feronikelit, në një ndeshje tejet interesante me shifrat finale 93-101.

Ishte skuadra e Prizrenit, pikërisht ajo që e nisi më mirë sfidën e sontme, duke e mbyllur çerekun e parë në avantazh 21-32, ndërsa çereku i dytë i takoi Niklit minimalisht 19-17.

Loja e ngushtë vazhdoi edhe në periodën e tretë, me Niklin që e fitoi minimalisht edhe këtë çerek 27-26, por pa mjaftuar që të kalonte në epërsi. Përderisa, periudha e fundit, përfundoi baraz me pikë të shënuara 24-24, por fitorja i takoi Prizrenit, që e arriti falë epërsisë nga çereku i parë i takimit dhe aty u bë dallimi kryesorë.

Elliot Cole me 25 pikë, Malcolm Canada e Ty Nichols me nga 18 pikë, si dhe Benet Holley e Urim Zenelaj me nga 10 pikë, ishin lojtarët që arritën pikë dyshifrore tek Prizreni sonte.

Tek Nikli sonte spikatën, Tyron Garland me 22 pikë e Arti Hajdari e Rinor Ahmeti me nga 18 pikë.

Prizrenasit arrijnë edhe fitoren e shtatë sivjet në Superligë, krahas pesë disfatave. Në anën tjetër, Feronikeli sonte pësoi humbjen e nëntë, karshi tri fitoreve.

 

 

Komentet janë të mbyllura.