Basketboll

TREPÇA TRANSFERON EDHE NJË LOJTAR TË HUAJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Trepçës, po kalon nëpër një formë katastrofale sivjet në elitën e basketbollit kosovar.

Kjo si duket ka bërë, që Trepça të mendojë shumë serizoisht për përforcimin e skuadrës, pasiqë po i rrezikohet edhe mbijetesa.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht, se mitrovicasit kanë nënshkruajtur me lojtarin kanadez, Malik Irwin.

Irwin i gjatë 1.96cm, luan në pozitat 3/4, përderisa tek Trepça vije nga Universiteti kanadez “Manitoba University).

Irwin është përforcimi i huaj i katërt tek Trepça sivjet(Hanes, Boyce e Williams).

 

 

Komentet janë të mbyllura.