SUPER-LARKIN ME 49 PIKË, PËR FITOREN E RADHËS SË EFESIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Nën-kampionët e Euroligës, ekipi turk, Anadolu Efes ka arritur edhe fitoren e pestë me radhë në Euroligë.
Si vendas, Efesi sonte ka mposhtur bindshëm ekipin gjerman nga Mynihu, atë të Bayernit me rezultatin 104-75.
Individët më të dalluar në fitoren e sontme të Efesit ishin, i jashtëzakonshmi Shane Larkin me 49 pikë dhe Sertac Sanli me 17 pikë.
Tek Bayerni u dalluan, Vladimic Lucic me 20 pikë e Danilo Barthel me 11 pikë.
Komentet janë të mbyllura.