PRISHTINA MBYLL ME HUMBJE, DEBUTIMIN NË GARAT NDËRKOMBËTARE
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kosovare në konkurencën femërore, Mabetex Prishtina e ka mbyllur me humbje aventurën debutuese në garat ndërkombëtare.
Vashat prishtinase, janë mposhtur sonte nga Beshiktashi në Turqi me rezultat mjaftë të thellë, 97-52.
Ishte ekipi turk i Beshiktashit që pothuajse përgjatë gjithë kohes e kishte avantazhin për vete dhe arriti të triumfojë në çdo çerek(33-11, 26-14, 22-12, 17-15).
Tek Prishtina sonte u dalluan, Yvonne Anderson me 25 pikë e Nina Bogicevic me 19 sosh.
Në fitoren e ekipit turk spikatën, Enxhi Xhanaj e Nyilah Myers me nga 17 pikë, si dhe Era Shatri me 10 sosh.
Prishtina me këtë disfatë e mbyll aventurën e saj debutuese, sivjet në garën ndërkombëtare, EuroCup Women me bilanc prej 6 ndeshje, 6 disfata, ku u vërejt dukshëm pa përvoja e madhe e ekipit kryeqytetas por edhe buxheti financiar shumë i vogël i klubit, karshi ekipeve me të cilat bënte pjesë në grup Prishtina.
Komentet janë të mbyllura.