Basketboll

PEJA ARRIN FITORE NDAJ TREPÇËS

Prishtinë(AsistiOnline) – KB Peja Ka arritur fitore të madhe në kuadër të xhiros së 15-të në elitën e basketbollit kosovar, në derbin e vjetër ndaj Trepçës.

Pejanët kanë triumfuar ndaj mitrovicasve me rezultatin final të ndeshjes 90-79.

Ishte skuadra e Pejës, pikërisht ajo që e dominoi në shumicën e kohës, rezultatin ndaj Trepçës dhe në fund me meritë arriti fitore(24-9, 23-25, 21-20, 22-25).

Në këtë fitore të Pejës sonte, kontribuesit kryesor ishin, Henrik Sirko me 24 pikë, Drilon Hajrizi me 16 pikë, Jordan me 14 pikëe Albin Berisha me 13 pikë.

Tek Trepça u dalluan, DJ Hanes me 30 pikë e Imer Tahiri me 15 pikë.

Kjo ishte sonte fitorja e 7 e Pejës, karshi 6 disfatave. Ndërsa, Trepça pësoi edhe disfatën e 11, karshi vetëm dy fitoreve.

 

 

Komentet janë të mbyllura.