PLANTAK RINGJALLË TREPÇËN, MPOSHTIN FERONIKELIN
Prishtinë(AsistiOnline) – Me ardhjen e trajnerit të ri, Trepça menjëherë ka dhënë shenja këndelljeje, duke arritur fitoren e tretë në elitën e basketbollit të Kosovës.
Mitrovicasit kanë arritur që të triumfojnë si mysafirë të Feronikelit me rezultatin e përgjithshëm 61-84.
Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë nga fillimi, duke qenë më të mirë në çerekun e parë, që e fituan me rezultat 16-22. “Xehtarët” vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, duke e fituar edhe këtë pjesë 19-22, për të shkuar në pushim me rezultat 35-44. Edhe në periodën e tretë, mitrovicasit ishin më të mirë, për të fituar 9-15, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 44-59. Në dhjetëminutëshin e fundit vazhdoi loja e mirë e mysafirëve 17-25 dhe Nikli assesi të gjente veten, derisa Trepça triumfoi në fund me meritë.
Lojtarët që u dalluan në fitoren e sontme tek Trepça ishin, DJ Hanes me 32 pikë, si dhe Malik Irwin e Besnik Azemi me nga 12 sosh.
Tek Feronikeli u dalluan, Sami Hajzeri me 14 pikë e Kareem Storey me 13 sosh.
Ishte kjo vetëm fitorja e 3 e stinorit për Trepçën sivjet, karshi 12 disfatave. Ndërsa, Nikli pësoi disfatën e 11, karshi 4 fitoreve që ka.
Komentet janë të mbyllura.