Basketboll

EKSKLUZIVE: ULPIANA EMRA KOMENTATORJA E PARË NË HISTORI TË TELEVIZIONEVE SHQIPTARE

Prishtinë(AsistiOnline) – Prizrenasja Ulpiana Emra, nga sot është bërë komentatorja e parë dhe e vetme deri tani në histori të televizioneve shqiptare për basketboll.

Emra që edhe me profesion është gazetare, me debutimin e saj të sontëm në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”, në komentimin e ndeshjes nga Superliga e Basketbollit Kosovar, Feronikeli-Trepça, është bërë komentatorja e parë në histori të televizioneve që e ushtron këtë profesion(në basketboll).

Përpos profesionit të gazetares, Ulpiana Emra merret edhe me sport, konkretisht basketboll, sepse luan në ekipin nga Superliga kosovare për femra “KB Bashkimi”, ndërsa më parë ka luajtur edhe te Penza e Prishtina.

Nga tash e tutje, Emrën pritet ta shohim nën-komentimin e ndeshjeve të basketbollit kosovar, pse jo edhe në sporte tjera.

 

Komentet janë të mbyllura.