Basketboll

OLIMPIAKOSI PËRMBYS KHIMKIN E MPOSHT PAS VAZHDIMEVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Olimpiakosi e ka arritur një fitore tejet të rëndësishme, në kuadër të xhiros së 14-të në Euroligë.

Grekët kanë triumfuar si vendas ndaj mysafirëve të Khimki Moskes me rezultatin 109-98, por vetëm pas vazhdimeve, pasiqë koha e rregullt përfundoi baraz 96-96.

Fytyra më e ndritur në këtë fitore me përmbysje të Olimpiakosit, padyshim që sonte ishte, Georgios Printezis me 26 pikë.

Tek Khimki s’mjaftoi për fitore, Alexey Shved me 36 pikë.

Komentet janë të mbyllura.