Basketboll

RIFATI I BINDUR: PRIZRENI SYNON 4 POZITAT E PARA NË TABELË

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri ndër trajnerët më simpatikë në basketbollin kosovar, Arbnor Rifati që aktualisht po e udhëheq skuadrën e Ponte Prizrenin me shumë sukses, po beson fuqishëm në suksese me skuadrën e tij sivjet.

Në një bisedë me AsistiOnline.com, Rifati ka folur për gjysmëstinorin vjeshtor në basketbollin e Kosovës, si dhe në përgjithësi për skuadrën e Ponte Prizrenit të cilën po e udhëheq me shumë sukses.

“Fillimisht stinorin vjeshtor e vlerësoj si ndër më të mirët dhe më interesantit viteve të fundit, rivalitet ndeshje shumë të bukura dhe rezultate të papritura kjo e bën basketbollin të bukur. Vendi i parë nga i gjashti, dallon vetëm 4 pikë, ky është një hap pozitiv për basketbollin në vendit tonë”.

Tutje, Rifati u ndal të flasë për skuadrën të cilën po e udhëheq tash e dy vite e gjysmë me sukses, për të cilën shprehet optimist se është në rrugë të mirë, për të arritur suksese.

“Ne jemi të kenaqur me rezultatet e stinorit vjeshtor, bilanci 9/7 është ai që e kemi pritur, pasiqë, çfarë është me rëndësi, 7 humbjet që i kemi asnjëherë s’jemi gjunjëzuar ose koritur dhe jemi skuadër që kemi vlerë dhe nuk e konsideroj që më jemi befasi por një aset me vlerë të çmuar në basketbollin kosovar.

Sa i përket ndryshimeve për stinorin pranveror, Elliot Cole është larguar nga skuadra pasi nuk llogaris më në shërbimet e tij ndoshta edhe një largim i një të huaji do ndodh e do vijnë dy amerikanë të rinjë, ndërsa baza e vendorëve do jetë e njejtë, s’do të ketë as prurje as largime”.

Krejt në fund, Rifati foli për synimet e Prizrenit sivjet, duke falenderuar Asistin-Online, për punën që po bëhet, drejt promovimit dhe ngritjes së basketbollit kosovar.

“Synimet janë të qarta për ne sivjet, Play Offi dhe FINAL 4 i Kupës. Pasi jemi konkurent me ekipe të forta dhe shfaqja e ndeshjeve të bukura , dmth vazhdimi i spektaklit të ekipit tim, aty ku askush nuk pret, ne jemi surpriza dhe bëjmë goditje. Në fund, ju falemnderit juve, Asistin dhe AsistiOnline për punën që po bëni drejt promovimit dhe ngritjes te basketbollit kosovar’’, përfundoi bisedën Rifati.

Komentet janë të mbyllura.