Basketboll

WARRIORS PËR HERË TË PARË SIVJET, ARRIJNË FITOREN E DYTË RADHAZI

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-kampionët e NBA-së, Golden State Warriors po kalojnë në një formë tepër të dobët sivjet, kjo edhe për shkak të lëndimeve të shumta që kanë.

Por dje, ekipi i Steve Kerr ka arritur një fitore 113-104 ndaj Minnesotas, që ishte e dyta radhazi, por e vetmja e stinorit në seri të tillë, pasiqë Warriors sivjet kanë vetëm 7 fitore, karshi 24 disfatave.

Russell me 30 pikë e Burks me 25 sosh, ishin lojtarët më të spikatur në këtë fitore të Goldenit mbrëmë.

Tek Minnesota s’mjaftoi për fitore, Wiggins me 22 pikë.

Komentet janë të mbyllura.