Basketboll

FBK-JA PUBLIKON NJË “MAL” DËNIMESH NGA XHIRO E FUNDIT E SUPERLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 18-të, njëherazit e fundit për stinorin vjeshtor në elitën e basketbollit kosovar, ka prodhuar një “mal” dënimesh për klubet tona.

Ajo çfarë vlen të ceket nga këto ndeshje, është fakti se kjo xhiro, deri më tani nga 18 të zhvilluarat, është më problematikja për nga dënimet e shqiptuara për klubet dhe akterët e tjerë nga FBK-ja, për çka edhe numri i gjobave të shqiptuara , në të holla prek 4 mijë euroshin.

Në bazë të raporteve të vëzhguesve nga ndeshjet e Xhiros së XVIII-të Superligës së Kosovës, zhvilluar me 20/21.12.2019, Komesari i Garave ka bërë regjistrimin e ndeshjeve dhe ka publikuar dënimet në të holla për klubet.

VENDIME:

1.Ujkan Karanezi ( KB.Bashkimi) Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 200 euro.
2.KB.Golden Eagle Ylli , Konform Nenit 49.3 te PG denohet me 600 euro.
3.KB.Golden Eagle Ylli, Konform Nenit 49.6.1 te PG denohet me 200 euro.
4.Egzon Kuqi (KB.Golden Eagle Ylli) Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 100 euro.
5.Valon Bunjaku( KB.Golden Egle Ylli) Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 200 euro.
6.Bujar Loci ( KB.Sigal Prishtina) Konform Nenit 50.2 te PG denohet me 300 euro.
7.Divine Myles( KB.Sigal Prishtina)Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 100 euro.
8.Marian Ilievski( KB.Rahoveci) Konform Nenit 50.2 te PG denohet me 600 euro.
9.KB.Rahoveci , Konform Nenit 49.3 te PG denohet me 600 euro.
10.KB.Peja , Konform Nenit 49.3 te PG denohet me 600 euro.
11.Beq Kovaqi( KB.Peja) Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 100 euro.
12.Nigel Johnson( KB.Peja) Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 100 euro.
13.KB.Peja , Konform Nenit 48.8 te PG denohet me 300 euro.

 

Komentet janë të mbyllura.