CSKA-JA ME VËSHTIRËSI, EFESI FITON LEHTË
Prishtinë(AsistiOnline) – Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të xhiros së 16-të, në Euroligë.
CSKA Moska ka triumfuar me vështirësi ndaj Olimpia Milanos, në Rusi me rezultatin 68-75.
Daniel Hackett me 28 pikë, ishte lojtari më i spikatur në fitoren e CSKA-së.
Ndërsa këtë xhiro, tek fitoret është rikthyer lideri i Euroligës, Anadolu Efesi që pas humbjes minimale në javën e kaluar nga CSKA-ja, sonte mposhti Maccabi Tel Avivin 99-79.
Vasilije Micic me 23 pikë, ishte më i dalluari në fitoren e Efesit sonte.
Komentet janë të mbyllura.