Basketboll

HUMBJA TASH RUTINË PËR FENERIN, MPOSHTET NGA VALENCIA

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e madhe turke, Fenerbahçe po kalon në formën e saj më të dobët në 5 vitet e fundit në Euroligë.

Ekipi turk sonte ka pësuar, në mes të Stambollit nga skuadra spanjolle, Valencia me shifrat 98-100. Në fakt koha e rregullt përfundoi baraz 84-84, ndërsa pas vazhdimeve, triumfuan mysafirët nga Spanja.

Malazezi, Bojan Dubljevic me 30 pikë, ishte më i dalluari në këtë fitore të madhe të Valencias sonte, por u dalluan edhe  Brock Motum me e Jordan Loyd me nga 14 pikë.

Te Feneri s’mjaftuan, Nando DeColo me 31 pikë e Luigi Datome me 14 sosh.

Komentet janë të mbyllura.