Basketboll

EKSKLUZIVE&ZYRTARE: ARBER BERISHA LOJTAR I YLLIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas largimit të disa lojtarëve, Golden Eagle Ylli tashmë ka filluar me gjetjen dhe zëvendësimin e tyre.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht, se therandasit kanë nënshkruajtur me qendrën vendore, Arber Berisha që në stinorin vjeshtor ishte pjesë e KB Peja.

Berisha luan në pozitën e qendrës me gjatësi 2.02cm. Ai tek Peja luajti me 5.4 pikë për ndeshje.

Tek ekipi therandas, Arber Berisha pritet të mos jetë transferi i fundit, pasi priten edhe përforcime të tjera.

Komentet janë të mbyllura.