PRIZRENI ME FITOREN E RADHËS, THELLOHET KRIZA TE TREPÇA
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizrenit e ka arritur edhe fitoren e radhës në stinorin pranveror të elitës së basketbollit kosovar.
Prizrenasit edhe pse me shumë vështirësi, megjithë këtë kanë arritur ta mposhtin ekipin mysafir të Trepçës me rezultatin final të ndeshjes 91-86.
Ishte pikërisht skuadra vendase ajo që e nisi më mirë sfidën, duke e mbyllur çerekun e parë 22-14, përderisa mysafirët u këndellen në të dytin dhe përpos fitimit të periodës 19-29, mbyllën edhe pjesën e parë në avantazh 41-43.
E në pjesën vendimtare të lojës, Prizreni riktheu avantazhin e çerekut të parë dhe përpos fitimit të periodave të fundit(28-23, 22-20)e fituan krejtësisht edhe ndeshjen.
Në fitoren e Prizrenit sonte më efikasët ishin, Urim Zenelaj me double-double fantastik(25pk, 25krc), e Ty Nichols me 30 pikë.
Te Trepça s’mjaftuan për fitore, Alante Fenner me 25 pikë, DJ Hanes me 24 pikë, Burim Zekiqi me 13 pikë e Rinor Gashi me 10 sosh.
Ishte kjo fitorja e 13 e Prizrenit sivjet, krahas 8 disfatave. Ndërsa, Trepça pësoi edhe disfatën e 16, karshi vetëm 4 fitoreve sivjet, duke rrezikuar tash shumë seriozisht rënien nga elita e basketbollit kosovar.
Komentet janë të mbyllura.