EKSKLUZIVE: ERGIN GROSHA FTOHET NGA PËRFAQËSUESJA E KOSOVËS, POR NUK DO TË GRUMBULLOHET
Prishtinë (AsistiOnline.com) – Një nga lojtarët më të mirë të Superligës së Kosovës në pozitën e qendres, Ergin Grosha e filloi edicionin 2019/20 në fanellën e Pejës mirëpo gjatë afatit kalimtar të dimrit u transferua tek Feronikeli.
Grosha në sezonin pranveror është duke kaluar në një formë mjaftë të mirë tek Nikli duke u shndrruar në një nga pikat më të forta të skuadrës.
Si rrjedhojë e kësaj forme, ish-anëtari i Ponte Prizrenit dhe Bashkimit ka marrë ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës për ndeshjet e muajit shkurt në dy ndeshjet Parakualifikuese për Botërorin 2023, kundër Islandës dhe Luksemburgut.
Vetëm para pak çasteve e kontaktoi Groshën i cili na e konfirmoi ftesën mirëpo ekskluzivisht për AsistiOnline.com tha se nuk do të grumbullohet për këto dy ndeshje per arsyeje personale./AsistiOnline.com.
Komentet janë të mbyllura.