Basketboll

EKSKLUZIVE: PEJA SHKARKON TRAJNERIN? KY EMËR MUND TA MARRË DREJTIMIN E TYRE

Prishtinë(AsistiOnline) – Disfata nga Trepça, me shumë gjasa mund ti kushtojë me shkarkim nga pozita e trajnerit të Pejës, kroatit Jerenimo Sarin.

Nga burime të mirë informuara, AsistiOnline.com ka mësuar se drejtuesit e Pejës pas humbjes nga Trepça, sonte pritet ta shkarkojnë trajnerin e tyre të deritanishëm, Jerenimo Sarin.

AsistiOnline.com poashtu ka mësuar ekskluzivisht, se drejtimin e Pejës mund ta marrë, maqedonasi Marin Dokuzovski që nuk është emër i panjohur për basketbollin kosovar, pasiqë më parë e ka drejtuar edhe skuadrën tjetër kosovare, Prishtinën.

Për çdo risi, si zakonisht AsistiOnline.com pritet t’ju mbajë të informuar dhe natyrisht qëndroni me ne.

Komentet janë të mbyllura.