Basketboll

EFESI I PANDALSHËM, MPOSHT EDHE CSKA-NË NË RUSI PËR “BLINDIM” KREU

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra turke, Anadolu Efes e ka harruar shijen e humbjes sivjet në Euroligë dhe s’po ka të ndalur me fitore.

“Viktimë” e ekipit mga Stambolli, sonte ishte gjiganti rus -CSKA Moska të cilën Efesi e mposhti në udhëtim 80-82.

I zakonshmi, Shane Larkin me 23 pikë e Vasilije Micic me 19 pikë, ishin kreatorët kryesorë të kësaj fitore të Efesit sonte.

Tek CSKA-ja s’mjaftuan për fitore, Mike James me 20 pikë e Johannes Voigtmann me 15 sosh.

Komentet janë të mbyllura.