Basketboll

LIDERI E NISË ME FITORE TË THELLË

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi i Gjakovës e ka nisur me fitore të thellë, stinorin pranveror në Ligën e parë.

Gjakovarët kanë triumfuar si vendas në “Shani Nushi”, ndaj Dritës së Gjilanit me rezultatin final, 106-89.

Më të spikaturit në fitoren e Vëllaznimit sonte ishin: Terrick Philiphs me 25 pikë, Arion Balluku që ishte afër shifrave magjike, triple-double(22pk, 12ast, 9krc), Albatrit Berisha, Roni Koshi e Bardh Rexha me nga 14 sosh.

Tek Drita s’mjaftuan për fitore, Qëndrim Demi me 25 pikë e Laurant Ibrahimi me 17 sosh.

Komentet janë të mbyllura.