Basketboll

EFESI ASSESI TË NDALET, KALON EDHE ZALGIRISIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Anadolu Efesi e ka arritur edhe fitoren e 22-të sezonale sivjet në Euroligë.

Edhe pse me vështirësi të mëdha, turqit në Stamboll kanë arritur të dalin fitimtarë ndaj Zalgirisit duke e mposhtur ekipin lituanez, 96-91.

Dy të zakonshmit, Larkin e Micic ia sollën fitoren e sontme Efesit, i pari realizoi 25 e i dyti 22 pikë.

Tek Zalgirisi s’mjaftuan për triumf, Zach Leday me 22 pikë e KC Rivers me 21 sosh.

Komentet janë të mbyllura.