Basketboll

KAMPIONJA PËR TRE DITË, DY HUMBJE!

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampionja aktuale e Euroligës, CSKA Moska ditëve të fundit, nuk po kalon në formë të mirë në këtë garë prestigjioze.

“Moskevitët” sonte kanë pësuar disfatë nga Olimpiakosi në Greqi me rezultatin e përgjithshëm 72-59.

Olimpiakosi në këtë fitore sonte u udhëhoq nga Kostas Papanikolaou që realizoi 19 pikë e Augustine Rubit që shtoi 13 sosh.

Tek CSKA-ja s’mjaftoi për fitore, Mike James me 20 pikë e Darrun Hilliard me 11 sosh.

Komentet janë të mbyllura.