Basketboll

SONTE “EL CLASICO” E BASKETBOLLIT KOSOVAR

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 25-të e Superligës së Basketbollit të Kosovës, sonte sjellë edhe “el clasicon” e basketbollit kosovar.

Bëhet fjalë për derbin e vjetër, ku takohen rivalitët e moqëm, Sigal Prishtina dhe Trepça. Prishtinasit nga 21 ndeshje kanë 16 fitore dhe pesë humbje, kurse mitrovicasit pesë fitore dhe 16 humbje. Prishtina po lufton për trofe e Trepça për mbijetesë, andaj ndeshja për këtë fakt pritet të jetë shumë interesante.

Ndeshja nisë në ora 19:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “ART MOTION”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.