Basketboll

LIPJANI MPOSHT FERONIKELIN, SHTON GJASAT PËR MBIJETESË

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Lipjanit e ka arritur një fitore tepër të vlefshme në kuadër të xhiros së 25, në luftë për mbijetesë në elitën e basketbollit kosovar.

Lipjanasit kanë arritur që të mposhtin si mysafirë, skuadrën e Feronikelit me rezultatin e përgjithshëm, 62-68, fitore kjo që i fut në garë serioze për mbijetesë.

Ishte skuadra e Feronikelit ajo që e nisi më mirë ndeshjen, duke e mbyllur çerekun e parë, 23-12, por më pas Lipjani u këndell plotësisht dhe fitoi tri periodat vendimtare të ndeshjes(13-22, 13-20, 13-14), për ta fituar ndeshjen me meritë në fund.

Tre lojtarët amerikanë realizuan double-double fenomenalë në fitoren e Lipjanit sonte, Tamas Bruce(23pk, 14krc), Emanuel Sullivan(15pk, 10krc), e Joshua Boutte(12pk, 12krc).

Tek Nikli s’mjaftuan për triumf, Dayon Griffin me 25 pikë e Tavarion Nix me 10 sosh.

Ishte kjo fitorja e dytë sezonale e Lipjanit, krahas 21 disfatave. Ndërsa, Feronikeli pësoi disfatën e 17, karshi 5 fitoreve.

Komentet janë të mbyllura.