Basketboll

LIGA E PARË: NISË STINORI PRANVEROR, FAVORITËT ME FITORE TË PRITURA

Në javën që po e lëmë pas, ka nisur stinori pranveror edhe në Ligën e parë të Kosovës për meshkuj dhe kryesisht fitore kanë arritur favoritët.

Lideri i Ligës, Vëllaznimi ka shënuar fitore ndaj Dritës me rezultat 106:89, në xhiron e dhjetë në Ligën e Parë. Kjo ishte fitorja e nëntë e skuadrës kuqezi në nëntë ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme në Ligën e Parë që nuk di për humbje. Ndërkohë, Drita renditet në vendin e katërt me pesë fitore dhe katër humbje.

Ndërkohë, Istogu ashtu siç është pritur ka shënuar fitore ndaj Boreas me rezultat 68:63. Istogu ndodhet në vendin e tretë me pesë fitore dhe katër humbje, kurse Borea ka gjashtë pikë.

Marigona Hill Prishtina ka pësuar humbje në shtëpi nga Vushtrria me rezultat 78:82. Marigona Hill ka tri fitore dhe gjashtë humbje, derisa vushtrriasit katër fitore dhe pesë humbje.

Në ndeshjen e fundit, të shtunën mbrëma, As Prishtina e ka mundur New Basketin me rezultat 103:53. Prishtina e Re ka pesë fitore dhe katër humbje, derisa New Basket dy fitore dhe shtatë humbje.

Komentet janë të mbyllura.