Basketboll

KJO ËSHTË RISIA E MADHE E RAHOVECIT, NË ORGANIZIMIN E “FINAL 8” TË KUPËS(FOTO)

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit është organizator i “Final Eight”-it të Kupës së Kosovës për këtë vit.

Ekipi “vreshtarë” e kishte organizuar edhe stinorin e kaluar këtë eveniment të rëndësishëm në basketbollin kosovar dhe puna e madhe e tyre në vitin e kaluar, ka bërë që Federata e Basketbollit të Kosovës, t’ia besojë edhe sivjet organizimin e kësaj ngjarje madhështore, KB Rahovecit, shkruan AsistiOnline.com

Njëra ndër risitë e sivjetme të gjithë kësaj super-ngjarje që nisë nesër e mbaron të shtunën me super-finale e madhe, padyshim që është vendosja e ekranit gjigant, katër-pjesësh mbi parket i cili do ti transmetojë të gjitha pamjet që ndodhin brenda palestrës, për të pranishmit në sallë gjatë mbajtjes së këtij turneu 4 ditorë.

AsistiOnline.com ka arritur ti sigurojë pamjet e këtij ekrani gjiganti i cili, tashmë veçse është vendosur në Palestrën moderne “Mizahir Isma” dhe është i gatshëm për përdorim.

Padyshim që kjo është një risi e madhe për basketbollin kosovar, për faktin se këto pamje në lloje të tilla ekranesh i shohim vetëm nëpër Palestra evropiane dhe në NBA. E në vendin tonë, por edhe në Ballkan, pothuajse janë të paarritshme për shkak të kostos së lartë financiare.

 

 

Komentet janë të mbyllura.