PEJA GJYSMËFINALISTI I PARË I KUPËS SË KOSOVËS
Prishtinë(AsistiOnline) – KB Peja është gjysmëfinalisti i parë i “FINAL 8” të Kupës së Kosovës, që ka nisur sot në Rahovec.
Pejanët para pak çastesh kanë mposhtur, KB Ponte Prizrenin me rezultatin final, 95-86, për të kaluar kështu në gjysmëfinale të Kupës.
Fitorja e Pejës sonte ishte plotësisht e merituar, sepse pejanët nga fillimi e deri në fund e kontrolluan ndeshjen edhe pse në çerekun e fundit(18-28),fitorja iu rrezikua seriozisht pasi Ponte Prizreni u afrua deri në -4, por që pejanët arritën ta kontrollojnë në fund takimin dhe falë tri periodave të para të ndeshjes e fituan ndeshjen(19-13, 33-21, 25-24).
Më të merituarit për fitoren e Pejës sonte ishin, Henrik Sirko e Nigel Johnson me nga 26 pikë, Dardan Berisha me 15 pikë e Drilon Hajrizi me 13 sosh.
Tek Prizreni s’mjaftuan për triumf, Andre Wolford me 19 pikë, Ty Nichols me 16 pikë, De Franklin me 15 pikë e Urim Zenelaj me 14 sosh.
Peja në gjysmëfinale të enjtën e pret, fituesin e duelit, Rahoveci-Trepça.
Komentet janë të mbyllura.