BASHKIMI-YLLI, GJYSMËFINALJA E PARË
Prishtinë(AsistiOnline) – Gjysmëfinalja e parë e “FINAL 8”, Kupës së Kosovës, luhet sonte në Rahovec.
Në këtë sfidë që pritet të jetë shumë interesante, takohen Bashkimi i Prizrenit e Ylli i Therandës.
Sa i përket takimeve të ndërsjella mes tyre sivjet, Ylli prin bindshëm me fitore sepse në tri takimet e zhvilluara në kuadër të kampionatit e kanë mposhtur Bashkimin, po aq herë. Por kjo nuk do të thotë asgjë, sepse ndeshjet e Kupës dallojnë nga kampionati, andaj sonte na pret sfidë tepër interesante.
Ndeshja nisë në ora 16:30 dhe transmetohet direkt në Platformën më atraktive dhe ekskluzive në vendin tonë “Art Motion”.
Komentet janë të mbyllura.