YLLI FINALISTI I PARË I KUPËS SË KOSOVËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli është finalisti i parë i Kupës së Kosovës për këtë stinor.
Therandasit kanë arritur të deportojnë në finale, duke e mposhtur Bashkimin e Prizrenit, 79-69, në një ndeshje tejet interesante dhe dramatike.
Ishte pikërisht skuadra e Yllit ajo që e nisi më mirë ndeshjen, duke e mbyllur çerekun e parë 24-12, por në çerekun e dytë Bashkimi reagoi dhe fitoi periodën e dytë 14-23, por loja e mirë e Yllit u rikthye përsëri në çerekun e tretë, kur e fitoi atë 18-11, e në periudhën e fundit ekipet luajtën baraz 23-23, por kjo s’ndikoi në fitoren e Yllit sonte..
Më të dalluarit në fitoren e Yllit sonte ishin, Devonte Browen me 17 pikë, Egzon Kuqi me 14 pikē, por u dalluan edhe Jameel McKay, Samir Zekiqi e Arber Berisha me nga 10 pikë.
Tek Bashkimi s’mjaftuan për triumf, Stevie Clark me 19 pikë, Corey Ross me 18 pikë e Terik Brigdeman me 16 sosh.
Në finale, Ylli e pret fituesin e duelit gjysmëfinal, Rahoveci-Peja.
Komentet janë të mbyllura.