Basketboll

“TEAM LEBRON” FITON “ALL STAR GAME-IN 2020”, MVP ZGJIDHET…

Ndeshja vjetore e yjeve të NBA-së, “All Star Game – 2020”, i ka takuar skuadrës “Team LeBron” që ka mposhtur skuadrën “Team Giannis” me shifrat minimale dhe njëkohësisht të çmendura të ndeshjes, 155-157.

Kjo ishte një ndeshje edhe më e veçantë këtë vit, të cilën NBA ia dedikoi yllit të saj, Kobe Bryant, i ndarë nga jeta, jo më larg se 3 javë më parë pas një aksidenti ajror.

Më të dalluarit në ekipin e “Team LeBron” ishin, Kawhi Leonard me 30 pikë, Chris Paul e LeBron James me nga 23 pikë.

Tek “Team Giannis” u dalluan, Giannis Antetokounmpo me 25 pikë, si dhe Kemba Walker me 23 sosh.

Formati i ri i aplikuar nga organizatorët, ku perioda e katërt dhe e fundit nuk kishte kronometër, ishte mjaft argëtues.

Kjo e bëri të hapur ndeshjen, por skuadra e LeBron arriti të shkëlqejë në fundin e takimit, duke e merituar fitoren.

Kawhi Leonard, që ishte edhe lojtar i skuadrës fituese, u shpall MVP i kësaj ndeshje, duke realizuar 30 pikë.

https://m.youtube.com/watch?v=eSXBikj6d0U&feature=emb_title

 

Komentet janë të mbyllura.