Basketboll

KOSOVA MBAJTI STËRVITJEN E PARË NËN-DREJTIMIN E SELEKTORIT TË RI

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A, ka mbajtur stërvitjen e parë, nën-drejtimin e selektorit të ri, Christos Marmarinos.

Grumbullimi i parë është mbajtur sot nga ora 10:00 në palestrën e Kolegjit ISP në Marigona Rezidencë, ku do të mbahet edhe stërvitja e orës 18:00.

Selektori i ri i Kosovës fillimisht u njoftua me lojtarët, duke mbajtur edhe një fjalim të vogël me rastin e marrjes së detyrës së re si selektor i ekipit kosovar, ndërsa më pas filluan përgatitjet. Stërvitjet do të udhëhiqen nga trajneri Christos Marmarinos, ku janë ftuar 17 lojtarë, e më pas lista do të shkurtohet në 12.

Kosova po grumbullohet për dy ndeshjet para-kualifikuese për Botërorin 2023. Dardanët më 20 shkurt në Prishtinë do të përballen me Islandën, derisa më 23 shkurt janë mysafirët të Luksemburgut në Grupin B, ku bënë pjesë edhe Sllovakia.

 

Komentet janë të mbyllura.