Basketboll

CSKA-JA S’LEJON BEFASI, MPOSHT ZVEZDËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampionja aktuale e Euroligës, CSKA Moska nuk ka lejuar befasi në xhiron e 25-të të garës.

Moskevitët kanë triumfuar në udhëtim tek skuadra serbe, Crvena Zvezda me shifrat e ndeshjes, 81-86.

Kreatorë të fitores së CSKA-së sonte ishin, i zakonshmi Mike James me 29 pikë e Daniel Hackett me 19 pikë.

Tek Zvezda s’mjaftuan për triumf, Billy Baron me 15 pikë e Kevin Punter me 12 sosh.

 

 

Komentet janë të mbyllura.