LIGA E PARË: TË GJITHA FITORE PËR MYSAFIRËT
Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë mesjavës që po e lëmë pas, ka përfunduar xhiro e 11-të në Ligën e parë të Kosovës për meshkuj.
Në këtë xhiro, për koiqidencë të gjitha fitoret janë arritur nga ekipet mysafire.
Në ndeshjen e parë të xhiros, Prishtina e Re mposhti në udhëtim Dritën e Gjilanit 54-62.
Ndërsa në derbin e xhiros, Vëllaznimi i Gjakovës fitoi me shumë telashe si mysafirë i Vushtrrisë, 70-74.
Fitore këtë xhiro ka arritur edhe Marigona Hill Prishtina, që ka mposhtur në udhëtim, Borean e Pejës, 61-74.
Dhe në ndeshjen e fundit, Istogu ka arritur fitore poashtu si mysafir i New Basketit në Prizren, 67-79.
Edhe pas kësaj xhiro’je, renditjes tabelare vazhdon ti prijë, Vëllaznimi i Gjakovës, që pasohet nga AS Prishtina, Istogu, Drita, Prishtina e Re, Vushtrria, Marigona Hill Prishtina, New Basket dhe e fundit Borea.
Komentet janë të mbyllura.