Basketboll

PRISHTINA FITON DERBIN E XHIROS NDAJ BASHKIMIT – TEK FEMRAT

Prishtinë(AsistiOnline) – Mabetex Prishtina e ka fituar përballjen derbi të xhiros së 11 në elitën e basketbollit kosovar femëror ndaj Bashkimit.

Vashat prishtinase kanë triumfuar në kryeqytet ndaj vashave nga Prizreni me rezultatin final të ndeshjes 82-76.

Prishtina e nisi shumë më mirë sfidën duke krijuar diferencë të thellë pas pjesës së parë(23-9, 23-13) 46-22. Por vashat e Bashkimit në pjesën e dytë u këndellën tejet shumë dhe fituan dy periodat e fundit(21-28, 15-26), por përkundër kësaj s’mjaftuan për triumf dhe Prishtina në fund iu gëzua fitores me meritë.

Më të dalluarat në fitoren e Prishtinës sonte ishin, Irma Konjusha me super-performancë prej 35 pikëve, Enxhi Xhanaj me 17 pikë e Marigona Rushiti me 10 pikë.

Tek Bashkimi s’mjaftuan për fitore, Jeta Zeka me 28 pikë, Saranda Daci me 23 pikë si dhe Arbnore Përçuku me 11 pikë.

Përkundër fitores Prishtina mbetet në pozitën e dytë të tabelës, ndërsa Bashkimi sonte pësoi disfatën e parë sezonale, por mbetet i pari në tabelë.

 

Komentet janë të mbyllura.