Basketboll

KOSOVA SONTE PËRBALLË LUKSEMBURGUT

Pas fitores ndaj Islandës, Kosova sonte do të ballafaqohet me Luksemburgun në udhëtim.

Dardanët e nisën mirë fazën e para-kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023, duke mundur islandezët 80:78, kurse fitorja ndaj Luksemburgut do tu ndihmonte shumë që të kalojnë në rrethin e ardhshëm.

Pjesë e Grupit B është edhe Sllovakia, kurse dy kombëtaret e para të grupit kalojnë tutje.
Atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë, derisa lojtarët janë të motivuar për të fituar.

Kosova dhe Luksemburgu ishin përballur edhe vitin e kaluar, ku në takimin e parë Luksemburgu fitoi 88:80, derisa Kosova triumfoi në shtëpi 109:88.

Ndeshja Luksemburg-Kosovë zhvillohet sonte nga ora 18:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vendin tonë “ART MOTION”(Art Sport 1).

Komentet janë të mbyllura.