Basketboll

TË SHTUNËN KUVENDI I PUNËS I FBK-SË, KËTO JANË PIKAT E DISKUTIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Të shtunën (29 shkurt) do të mbahet Kuvendi i Punës i Federatës i Basketbollit i Kosovës (FBK).

Kuvendi do të mbahet në një prej hoteleve të kryeqytetit nga ora 10:00.

Në këtë Kuvend, do të diskutohen këto pika:

Rendi i Ditës

– Aprovimi i Procesverbalit nga Kuvendi i Punës të datës 3.3.2019

– Raporti i Punës të FBK-së për vitin 2019

– Raporti Financiar dhe auditimi për vitin 2019

– Plani i Veprimit për vitin 2020

– Draft Buxheti për vitin 2020

– Plani i Marketingut për vitin 2020

– Ndryshimet Statutare

– Themelimi i Qendrës Kombëtare të Basketbollit

– Të Ndryshme.

Komentet janë të mbyllura.