Basketboll

RAHOVECI-PRIZRENI, SFIDA E EKIPEVE QË SYNOJNË PLAY OFF-IN

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e fundit dhe përmbyllëse e xhiros së 26 në elitën kosovare të basketbollit, zhvillohet në impiantin modern ”Mizahir Isma” në Rahovec.

Rahoveci e pret skuadrën e Ponte Prizrenit, në një ndeshje e cila pritet të jetë tepër interesante dhe si zakonisht me plotë shikues.

Sa ju përket ndeshjeve të ndërsjella këtë edicion mes dy ekipeve, të dyja skuadrat kanë nga një fitore. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Rahovec më 3 nëntor 2019, kishin fituar vendasit me rezultat, 90-75. Atë kohë në fitoren e Rahovecit kishte shkëlqyer ish-lojtari i ‘vreshtarëve’ Christian Bradford me double, double(19pk, 13krc), por ishte shquar edhe Alban Veseli me 20 pikë.

Në anën tjetër, Ponte Prizreni pas rreth një muaji më 14 dhjetor në ”Sezai Surroi” iu revanshua Rahovecit, duke e mposhtur me +4 pikë dallim(92-88), duke e barazuar serinë e fitoreve m,es tyre në 1-1. Në këtë fitore të Prizrenit patën shkëlqyer, tashmë i larguari Malcolm Canada me 26 pikë, ndërsa gjiganti Urim Zenelaj kishte arritur double, double fantastik(16pk, 19krc). E te Rahoveci s’kishin mjaftuar për fitore, Darrell Davis e Josh McFolley secili me nga 27 pikë të shënuara.

Duhet cekur se në të dyja taboret ka pasur ndryshime në roster, për dallim nga ndeshjet e luajtura së fundmi. Te Rahoveci larguar, L.J Both, Bradford, Gray, Gunjina, Grapci, Davis, Hasani, Howard. Ardhje: Altin Morina, Jabari Craig, Aron Nwankwo e Raheem Johnson.

Largime nga Prizreni: Malcolm Canada, Elliot Cole, Ajay Sanders, Bennet Holley, Keenan Warren. Ardhje të reja: Been Nakwaasah.

Para ndeshjes, ka folur eksklzuivisht për AsistiOnline.com, kapiteni i prizrenasve, Qëndrim Ajazaj:

”Gjatë këtyre dy javëve kemi punuar maksimalisht në mënyrë që në këtë fazë të kampionatit të kemi paraqitje sa më të dinjitetshme. Loja me Rahovecin padyshim është e një rëndesie të veçantë, duke e marrë parasysh rivalitetin dhe lojërat interesante që janë shfaqur sa herë jemi takuar. Unë shoh tek ekipi ynë kapacitet dhe cilësi të mjaftueshme për të rrëmbyer fitoren të dielën”, tha Ajazaj.

 

 

 

Nga ana tjetër, optimist për fitoren e Rahovecit është shprehur prizrenasi, Altin Morina:

”Ndeshjen ndaj Pontes e shohim si një ndeshje të fortë, duke pasur parasysh që kemi probleme të mëdhaja me lëndime edhe pas një pauze të shkurtë po besojmë që me përkrahjen e publikut që din të bëjë atmosferë që rrallë e shohim në Kosovë, shpresojmë në fitore edhe pse pritet ndeshje shum e fortë. Unë edhe pse nuk jam 100% i rikuperuar nga lëndimi, do ta jap maksimumin për rezultat pozitiv”, tha Morina.

 

 

Sa i përket Rahovecit, ekipi i prirë nga tekniku Marjan Illievski, shquhen me një mesatare prej 84.5 pikësh për ndeshje, për 2 pikë janë ndër skuadrat më të suksesshme në ligë me 53.3%, ndërsa për 3 pikë, kanë përqindje prej 34.7%.

Në anën tjetër, Prizreni ka përqindje më të lartë të shënimeve se Rahoveci me një mesatare prej 88.3%, por edhe për dy pikë më lartë se ‘vreshtarët’ me 54.6% dhe për tre pikë, kanë saktësi prej 30.8%(më ulët se Rahoveci).

Pas 25 xhirove të luajtura, Rahoveci gjendet në pozitën 2 me bilanc 16/6. Ndërsa prizrenasit kanë bilanc 13/10.

 

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.