FAVORITET VAZHDOJNË ME FITORE NË SUPERLIGËN E FEMRAVE
Gjatë fundjavës që lamë pas, është zhvilluar xhiroja e 13-të edhe në Superligën e Femrave, ku gjithçka kaloi pa befasi.
Lideri i tabelës, Bashkimi ka mundur Kastriotin me rezultat 118:55. Vashat prizrenase ishin në epërsi nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar. Bashkimi ka 12 fitore dhe një humbje, kurse Kastrioti dy fitore dhe 11 humbje.
Në anën tjetër, Penza ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit në udhëtim 43:60. Tash Vëllaznimi ka një fitore dhe 12 humbje, kurse Penza nëntë fitore dhe katër humbje.
Fitore rutinore këtë xhiro arriti edhe Mabetex Prishtina, duke mundur në udhëtim Trepçën me rezultat 43:100. Tash, Trepça ka katër fitore e nëntë humbje, kurse Mabetex Prishtina 11 fitore dhe dy humbje.
Tabelës i vetëm i prinë Bashkimi, pasohet nga Prishtina, Penza, Trepça, Kastrioti e Vëllaznimi.
Komentet janë të mbyllura.