Basketboll

EKSKLUZIVE: PRISHTINA RIKTHEN NJË EMËR TË MADH NË KRYE TË SKUADRËS PËR TRAJNER

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kryeqytetase, Sigal Prishtina me shumë gjasa e ka gjetur trajnerin e ri që do ti prijë ekipit në pjesën e mbetur të stinorit.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht, se kryeqytetasit kanë arritur ujdi me ish-trajnerin e mëhershëm të ekipit, qipriotin Antonis Konstantinides.

Ditëve të fundit është përfolur shumë edhe në mediat në shtetin e Qipros, se trajneri në fjalë do të marrë drejtimin e ekipit tonë kosovar.

Konstantinides në stinorin aktual, deri tani e ka udhëhequr ekipin nga elita qipriote, “Apollon Limassol”. Me ekipin në fjalë, Antonis gjendet në pozitën e tretë në tabelë me bilanc 13-7.

Por sipas të gjitha gjasave, trajneri qipriot nga tash e tutje do ta drejtojë ekipin e Prishtinës me të cilët në stinorin 2015/16 fitoi titullin e Kampionit dhe Kupën e Kosovës dhe Ligën Ballkanike. Ndërsa njē kohë ishte edhe selektor i Shqipërisë./AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.