Basketboll

VËLLAZNIMI VAZHDON PERFEKT NË LIGËN E PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi i Gjakovës e ka fituar edhe përballjen e radhës në Ligën e parë.

Në luftën e tyre për inkuadrim në Superligë, ekipi gjakovar ka triumfuar në udhëtim tek New Basketi i Prizrenit me rezultatin final, 56-75.

Bujar Çeku me double, double(19pk, 21krc),  Arion Balluku me 16 pikë e Albatrit Berisha me 13 pikë, spikatën në fitoren e gjakovarëve sonte.

Tek New Basketi u dalluan, Gazzali Makasqi me 19 pikë e Enes Huduti me 12 sosh.

Pas kësaj fitore, Vëllaznimi blindon vendin e parë në tabelë me  24 pikë, ndërsa New Basketi gjendet i parafundit me vetëm 13 pikë.

 

Komentet janë të mbyllura.