Basketboll

LARKIN SENZACION, RIKTHEN EFESIN TEK FITORET

Prishtinë(AsistiOnline) – Lideri momental i Euroligës, Anadolu Efes është rikthyer shpejtë te fitoret.

Skuadra turke, që para dy ditësh pësoi në izrael nga Maccabi, sonte në Stamboll si vendase ka triumfuar ndaj Olimpiakosit, 91-79.

Si zakonisht edhe sonte Shane Larkin shkëlqeu me 40 pikë në fitoren e Efesit, por u dallua edhe Tibor Pleiss me 13 pikë.

Tek Olimpiakosi s’mjaftuan për fitore, Octavius Ellis me 14 pikë e Dwight Buycks me 11 pikë.

Me këtë fitore Efesi forcon pozitën e parë në tabelë, ndërsa Olimpiakosi gjendet në pozitën e 11-të.

Komentet janë të mbyllura.