PEZULLOHET STINORI EDHE NË EUROLIGË E EUROCUP
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas shpalljes së virusit COVI19, si pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë janë pezulluar ndeshjet edhe nga dy garat më të forta të basketbollit në Evropë, Euroliga dhe EuroCup.
Faqja zyrtare e Euroligës nëpërmjet sajtit zyrtar, ka njoftuar sot se të gjitha ndeshjet e saj, poashtu edhe të kompeticionit të EuroCup, që është nën-menagjimin e Euroligës, janë shtyer për një datë të pacaktuar.
”Bordi i Euroligës i ka monitoruar nga afër zhvillimet e fundit në lidhje me shpërthimin e COVID-19, gjegjësisht konsiderimin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) se virusi është një pandemi, rreziqet e rritura për të gjithë pjesëmarrësit në lojëra, kufizimet në rritje të lëvizjes nëpër Evropë , sasia e madhe e ndërprerjeve të udhëtimit që shkaktojnë pamundësinë për të arritur destinacione të caktuara, dhe rekomandimet e ndryshme nga autoritetet shëndetësore që mund të jenë të dobishëm për të parandaluar përhapjen e virusit”, thuhet fillimisht në komunikatë.
”Si pasojë e sa më sipër është bërë e pamundur të ruhet rregullshmëria e garave, dhe për të ruajtur shëndetin dhe sigurinë e pjesëmarrësve dhe tifozëve, Euroliga në marrëveshje me klubet, ka marrë vendimin për pezullimin përkohësisht të të gjitha ndeshjeve të stinorit 2019-20 të Turkish Airlines EuroLeague, 7DAYS EuroCup and Euroleague Basketball Adidas Next Generation Tournament games”, deri në njoftimin e mëtejshëm. Bordi i Ligës do të vëzhgojë nga afër çdo zhvillim të mëtejshëm për të verifikuar nëse ato lejojnë që rikthimi të ndodhë”, mbyllet komunikata e Euroligës.
Të kujtojmë seë aktivitetin e vet e ka pezulluar edhe Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA. Ndërsa në Kosovë, FBK-ja ka vendosur që ndeshjet të luhen pa praninë e shikuesve.
Komentet janë të mbyllura.