BIBL ME NJOFTIM TË RI PËR ”FINAL 4” QË DO MBAHET NË PEJË
Prishtinë(AsistiOnline) – Bordi i Ligës Ballkanike ditën e sotme ka dalur edhe me një komunikatë zyrtare për media para ”FINAL 4” që mbahet në Pejë.
Pas shpalljes së virusit COVID1 – si pandemi, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, bordi i BIBL ka marrë vendim që ndeshja e stinorit të rregullt, ndërmjet Vllaznisë e Ibarit të Rozhajës të mos zhvillohet fare dhe sezoni të mbyllet me ”FINAL 4” që mbahet në Pejë. Por edhe për këtë organizim datat mund të ndryshojnë.
”Fillimisht ishte planifikuar që Vllaznia dhe Ibar të takoheshin në 18 Mars në Shkodër, por për shkak të situatës nga Koronavirusi, ajo lojë është anuluar. Në këtë rast do ta përfundojmë sezonin në mënyrën më të respektueshme duke i dhënë mundësi të barabartë 4 klubeve të fitojnë sezonin e BIBL në sezonin 2019-20. Për momentin F4 do të zhvillohet më 31.03.2020 dhe 01.04.2020. Në rast se situata me Koronavirus nuk qetësohet, ekzistojnë 2 data alternative: 07.04.2020 dhe 08.04.2020 ose 14.04.2020 dhe 15.04.2020 për ngjarjen F4”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ligës Ballkanike.
Komentet janë të mbyllura.